Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2023 me
të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe
eksportin e energjisë.
Sipas të dhënave, gjatë muajit tetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 513.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 355.83 GWh ose (-5,64%) më i vogël sesa në muajin e njëjtë të
vitit paraprak (Tetor 2022).
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,64%.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.84 mijë ton, ose 22,63% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit
paraprak.
Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Tetor 2023 me Tetor 2022:
MWH 10-2022 10-2023 X 2023 / X 2022 %
Prodhimi Bruto nga Termocentralet 466,712 423,632 -9.23%
Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet 9,717 4,593 -52.73%
Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare 25,259 40,378 59.85%
Importi 246,543 243,327 -1.30%
Eksporti 218,299 198,320 -9.15%
Energjia Elektrike bruto në Dispozicion 529,934 513,611 -3.08%
Amvisnia 226,403 200,266 -11.54%
Komercial 88,375 90,698 2.63%
Industri 40,495 43,614 7.70%
Ndriqimi publik & tjerat 3,556 3,464 -2.58%
Konsumatorët 220-110kv 8,747 9,527 8.93%
Mihjet 9,504 8,256 -13.13%
Konsumi i energjisë Elektrike 377,080 355,825 -5.64%