Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar, të enjten “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2017.
Në bazë të dhënave të publikuara, vërejmë se në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka rritje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (13.9 për qind); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (5.7 për qind); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (4.2 për qind); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (3.8 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.0 për qind); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (1.1 për qind).
Ndërsa, sipas ASK-së, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (13.9 për qind) dhe te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.3 për qind).
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2017 me tremujorin e dytë të vitit 2016, sipas ASK-së, rritje kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (31.6 për qind); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (21.3 për qind); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (16.6 për qind); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (13.1 për qind); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.6 për qind).
Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.5 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.3 për qind); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.1 për qind).