Eurostat-i ka publikuar të dhënat më të freskëta mbi një numër të vogël të treguesve kryesorë ekonomikë dhe socialë për vendet në zgjerim.
Sipas publikimit të Eurostat-it “Shifrat bazë për vendet në zgjerim” – Botimi 2019, në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në Rajon (93%). Kjo përqidje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së (89%). Po ashtu, te statistikat demografike, nataliteti (për 1 000 banorë) mëi larti në Rajon (16.8), krahasuar me vendet e BE-së (9.9); mortaliteti(për 1 000 banorë) në vitin 2017 ishte 5.4, që është më i ulët se në vendet e BE-së (10.3). Kurse, proporcioni i nxënësve që regjistrohen në arsimin terciar(për 100 banorë), Kosova ka 7.0 krahasuar me vendet e BE-së (3.8).
Eurostati monitoron ecurinë e vendeve në zgjerim në përputhje me Acquis të BE-së (trupa e legjislacionit të BE-së) në fushën e statistikave, duke mbledhur një gamë të gjerë të të dhënave nga cesili vend. Këto statistika konsiderohen të domosdoshme për matjen e progresit dhe sigurimin e informatave për efektivitetitn e politikave të zgjerimit dhe programeve të asistencës. Vendet e zgjerimit pritet ta rrisin vëllimin dhe cilësinë e të dhënave të tyre dhe t’i transmetojnë ato në Eurostat. Në këmbim, Eurostat ofron asistencë teknike dhe mbështetje për autoritetet statistikore kombëtare. Qëllimi përfundimtar është dhënia e të dhënave të harmonizuara me cilësi të lartë, që përputhen me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Për më shumë informata lidhur me publikimin “Shifrat bazë për vendet në zgjerim”, vizitoni:https://ec.europa.eu/eurostat/en/web/products-catalogues/-/KS-03-19-048