Ukraina nuk do të përpiqet të krijojë asnjë korridor humanitar për të evakuuar civilët të premten pasi situata në rrugë është shumë e rrezikshme, ka thënë zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk të premten, raporton BBC.
“Për shkak të rrezikut përgjatë rrugëve sot, më 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare”, tha ajo në rrjetet sociale.
Vereshchuk ka kërkuar durim nga qytetarët që presin të evakuohen.
“Për të gjithë ata që presin të evakuohen: jini të durueshëm, ju lutemi duroni!”, ka shkruar ajo.