Asnjë incident gjatë vizitës së Bidenit në Kosovë

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 17:54 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në vendin tonë, më 16 dhe 17 gusht 2016, PK-ja ka qenë e angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen per personalitete të larta.

Sipas PK-së, vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Republikën e Kosovës ka përfunduar sipas planifikimeve të parapara dhe gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë incident, që lidhet me këtë vizitë.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë aktorët e përfshirë, e në veçanti falënderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës.

PK njofton se të gjitha rrugët, tani janë të lira për qarkullim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme