Asnjë masë nga qeveria e kalamajve për zbutjen e krizës, një shoqëri e tërë në depresion

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka cilësuar “qeveri të kalamajve”, Qeverinë Kurti.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kastrati ka thënë se në një kohë të ngritjes së çmimeve, kjo qeveri s’ka marrë asnjë masë për zbutje të krizës.

“Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nga kjo keqqeverisje një shoqëri e tërë është në depresion.

Postimi i plotë:

Çmimet ekstremisht të larta. ASNJË masë nga qeveria e kalamajve për zbutje të krizës.

Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh.

Një shoqëri e tërë në deprimim!.

Të ngjashme