Asnjë shtet i BE-së nuk ishte kundër Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Këtë vjeshtë Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa vetë negociatat do të fillonin deri në fund të vitit. 

Vendi, siç deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev ka marrë garanci me shkrim për datën për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa për këtë janë marrë vesh të gjitha vendet dhe nëse disa nga ta kanë pasur vërejtje në lidhje me aspekte të caktuara të reformave të zbatuara nga ana e Maqedonisë së Veriut, megjithatë asnjë vend anëtar nuk ishte kundër, njofton Koha.mk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme