Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Bruksel se Vladimir Putini nuk i ka ndryshuar ambiciet e tij për të marrë nën kontroll gjithë Ukrainën.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, tha ai.
Stoltenberg thase NATO-ja duhet ta mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin e saj, përcjell Klankosova.tv
Ai shtoi se konflikti mund të zgjasë një kohë të gjatë dhe se duhet qëndruar të përgatitur për këtë gjë.