Asociacioni i Psikologëve të Kosovës ka kompletuar rifreskimin e anëtarësisë së Kuvendit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese.
Për anëtarë të Bordit Drejtues të APKO-s, me një mandat dyvjeçar u zgjodhën:
Brikena Krasniqi – Hoti- Drejtuese e bordit,Aliriza Arënliu, Arbër Zeka, Arife Veselaj, Edona Maloku, Erëblir Kadriu, Naime Hoxha, Natyra Agani – Destani, Shpend Voca, Valdet Plakolli dhe Vigan Behluli
Ndërsa, Naim Telaku u rizgjodh Kryetar i Asociacionit edhe për një mandat dyvjeçar.
Gjatë mandatit të ri, APKO synon që bashkë me institucione tjera relevante, të kontribuojë në zhvillimin e psikologjisë në Kosovë.
APKO është organizatë profesionale që përfaqëson psikologët në Kosovë, përmes një game të gjerë e të larmishme specializimesh që variojnë nga psikologjia klinike, shkollore, sociale, organizative, e deri të psikologjia sportive, neuroshkencat e sjelljes dhe psikologjjia krahasuese.
APKO grumbullon në mesin e vet Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës, Fakultetin e Psikologjisë, Kolegji AAB, RIT Kosova, organizata jo-qeveritare që fushëveprimin e tyre e kanë në fushën e psikologjisë, klinika psikologjike, psikologë klinik nga institucionet publike dhe private, psikoterapeutë, psikologë shkollor, psikologë social, psikologë organizativ dhe studentë në studimet e avancuara psikologjike.
Misioni ynë është të kontribuojmë në zhvillimin, afirmimin dhe avancimin e Psikologjisë si fushë dhe të psikologëve si profesionistë, të fuqizojmë rolin e psikologut në shoqërinë tonë, si dhe të plasojmë njohuri psikologjike të bazuara në evidencë shkencore tek opinioni i gjerë.
APKO mirëpret të gjithë psikologët që të jenë pjesë e saj.