Asociacioni i komunave serbe dëshiron të ketë “Pavarësi Ekonomike”

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 16:21 | Nga

Ekipi drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe sot ka biseduar me shefat ekonomikë të komunave me shumicë serbe për kompetencat e ardhshme të Asociacionit në fushën zhvillimit ekonomik, transmeton Koha.net.

Anëtarët e Ekipit kanë përkujtuar, siç thotë kumtesa e tij,se në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, mbikëqyrja e plotë në fushën e zhvillimit ekonomik është njëra nga kompetencat e Asociacionit të Komunave serbe, përcjell FoNet.

Kjo fushë, siç është vlerësuar në bisedë, do të duhej të përfshinte punët siç janë organizimi dhe rregullimi i aktiviteteve dhe të administrimit të pasurive dhe të të mirave.

Në kumtesë thuhet se bashkëbiseduesit jan0ë pajtuar që Asociacioni i Komunave serbe të ketë edhe mundësinë e krijimit të shoqërive ekonomike, kooperativave si dhe institucione financiare për nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesit e komunave kanë theksuar se zhvillimi ekonomik është njëra nga fushat themelore për punën e administrimit lokal dhe se zhvillimi më dinamik i ekonomisë është interes strategjik i popullit serb dhe se AKS aty duhet ta ketë rolin kryesor

Në takim është arritur marrëveshja që komunikimi i rregullt ndërmjet Ekipit drejtues dhe shërbimit për ekonomi,të vazhdojë në fazën finale të hartimit të projektstatutit të Asociacionit të Komunave serbe.

Të ngjashme