Assad mashtron inspektorët, ka mijëra tonë armë kimike

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 12:32 | Nga

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka mashtruar inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe se ende ka “mijëra tonë” rezerva të armëve kimike.

Kështu ka thënë ish-shefi hulumtues i armëve në këtë vend, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2014, Siria ka thënë se ka dorëzuar të gjitha armët kimike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama kishte deklaruar se të gjitha rezervat e armëve kimike në këtë vend ishin ‘eliminuar 100 për qind”.

Por ish-gjenerali, Zaher al-Sakat ka thënë se Assad nuk i ka deklaruar të gjitha sasitë e sarinit dhe armëve të tjera toksike.

Ai ka pohuar se bëhet fjalor për dy mijë tonë të armëve kimike që tash Siria i ka në dispozicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme