Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është ankuar se po dëgjon zëra dhe muzikë në burg, të cilat po e nxitin të kryen vetëvrasjeje, tha psikiatri Michael Kopelman gjatë një seance në një gjykatë në Londër duke shqyrtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e tij.
Assange “rrezikon të kryej vetëvrasje nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara”, të cilat dëshirojnë ta ndjekin penalisht për rrjedhjen e qindra mijëra dokumenteve sekrete, tha Kopelman në Gjykatën Penale të Old Bailey në Londër.
Ai përmendi “depresionin e rëndë” dhe “simptomat psikotike” të Assanget, duke përfshirë halucinacionet e zërit që dëgjon në qeli e burgut në Belmarsh, afër Londrës, transmeton Telegrafi.
Assange i tha psikiatrit se dëgjoi zëra që i thoshin “ju jeni pluhur, ju keni vdekur, ne do të vijmë për ju”.
Psikiatri tha se gjendja e Assanget do të përkeqësohej ndjeshëm nëse ekstradohej në Amerikë.
Partnerja e Assanget, Stella Moris, gjithashtu tha se kishte frikë se mund të vriste veten. Ata kanë dy vajza të vogla.