Aston Villa beson se Jack Grealish ka vlerë të paktën 110 milionë euro, raporton The Telegraph.
25 vjeçari ka pasur një formë të jashtëzakonshme këtë edicion duke shënuar pesë gola e pesë asistime në Premier Ligë, transmeton KOHA.
Ai ka marrë vëmendjen e top skuadrave angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Megjithatë, për ta pasur në radhët e veta “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë të paktën 110 milionë euro.