Digne përfundon te Aston Villa

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Aston Villa e ka finalizuar transferimin e Lucas Digne-s nga Evertoni.

Klubi i menaxhuar nga Steven Gerrard i pagoi plot 25 milionë funte për shërbimet e francezit.

Ish-lojtari i Barcelonës i kaloi tre vjet e gjysmë te klubi nga Merseyside, duke i bërë 127 paraqitje në të gjitha garat.

28-vjeçari ka qenë lojtar kyç i Evertonit deri në momentin kur i prishiu punët me trajnerin, Rafael Benitez, në dhjetor të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme