AstraZeneca urdhërohet që të shpërndajë miliona doza të vaksinës në Bashkimin Evropian deri në shtator, përndryshe do ketë penalizime.
AstraZeneca dhe Brukseli pretendojnë se do të fitojnë një proces gjyqësor mbi shpërndarjen e vaksinave ndaj koronavirusit në vendet e BE-së.
BE dhe AstraZeneca kanë qenë në mosmarrëveshje që kur AstraZeneca njoftoi për herë të parë vonesat në dorëzimin e saj në bllokun e 27 vendeve në janar. Andaj, Brukseli ka urdhëruar 300 milion doza të AstraZeneca të dorëzohen në fund të qershorit, me një mundësi për të blerë edhe 100 milion doza të tjera të ndërtuara në kontratën e lidhur vitin e kaluar.
AstraZeneca iu ka dhënë vetëm rreth një të tretën e dozave deri më tani dhe për këtë BE akuzoi kompaninë për veprime me keqbesim dhe për përparësi të vendeve të tjera, në veçanti Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews.
Komisioni tha se Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit ka urdhëruar që “AstraZeneca të shpërndajë urgjentisht 50 milionë doza të vaksinës deri në 27 shtator, 2021” sipas një plani detyrues dhe nëse dështojnë Kompania anglo-suedeze do të paguajë “një gjobë prej 10 eurosh për secilën dozë që nuk është dorëzuar.”
Blloku pret që kështu të marrë 15 milionë doza deri më 26 korrik, 20 milionë doza deri më 23 gusht dhe 15 milionë doza deri më 27 shtator.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e mirëpriti vendimin, duke thënë se ai konfirmon qëndrimin e Komisionit pasi që AstraZeneca nuk i zbatoi zotimet e bëra në kontratë.
Jeffrey Pott, Këshilltar i Përgjithshëm për AstraZeneca, tha se AstraZeneca ka përmbushur plotësisht marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian dhe se do vazhdojnë të përqendrohemi në detyrën urgjente të furnizimit me një vaksinë efektive, të cilën ne po e shpërndajmë pa përfitim për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në Evropë dhe rreth botës.