Astronautja e NASA-s planifikon të votojë nga hapësira: Mendoj që është shumë e rëndësishme

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Astronautja e NASA-s, Kate Rubins, ka thënë se në zgjedhjet e nëntorit planifikon të votojë nga hapësira.

Rubins për momentin po qëndron në Qendrën e astronautëve “Star City” në Rusi, duke u përgatitur për një zbarkim në mesin e tetorit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, njofton AP.

Ajo bëri me dije se edhe shumë astronautë të tjerë, mendojnë se është e rëndësishme të votojnë, madje nga hapësira.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë të votojnë, dhe nëse mund ta bëjmë nga hapësira, atëherë besoj se njerëzit mund të votojnë edhe nga toka”, ka deklaruar ajo.

Një pjesë e madhe e atronautëve e kanë një vendbanim në Hjuston, sipas AP, dhe se ligjet e Teksasit, i lejojnë ata të votojnë nga hapësira përmes një sistemi të sigurt elektronik.

“Është e vështirë të marrim në pjesë në demokracinë tonë. Ne konsiderojmë se është një nder të jemi në gjendje që të votojmë nga hapësira, dhe kështu do e plotësojmë një formular që të votojmë. Unë planifikoj ta bëj atë në nëntor”, deklaroi Rubins.

Rubins dhe kolegu i saj, Shane Kimbrough kishin votuar nga hapësira edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Derisa Rubins është në hapësirë këtë vit, ajo do kryej kërkime në stacionin hapësinor “Cold Atom Lab” dhe do punojë në kërkime kardiovaskulare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme