NASA: Viti 2020, më i nxehti në histori

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Agjencia amerikane për studimin e hapësirës, NASA, ka thënë se viti i kaluar ishte viti më i nxehtë në histori. Në këtë rekord ndikoi ngrohja globale, e cila solli temperatura shumë të larta, uragane të mëdha dhe zjarre të shumta në natyrë.

NASA njoftoi se temperatura mesatare botërore në tokë dhe oqeane gjatë vitit 2020 ishte më e larta që është regjistruar ndonjëherë, duke e kaluar edhe rekordin e vitit 2016 për më pak se një e dhjeta e një grade.

Sidoqoftë, për shkak të metodave të ndryshme që janë përdorur gjatë hulumtimeve, Administrata Kombëtare për Oqeani dhe Atmosferë e Shteteve të Bashkuara vitin 2020 e vlerësoi si të dytin më të nxehtin, pas vitit 2016. Në vend të dytë vitin 2020 e vendosi edhe Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe.

Pavarësisht këtyre dallimeve të vogla, të gjitha të dhënat përsëri e treguan trendin e ngrohjes së planetit për shkak të djegies së karburanteve, shpyllëzimit dhe aktiviteteve të tjera të njeriut, shkruan The Guardian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme