Asus debuton me gjeneratën e re të Zenfone

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 14:47 | Nga

Asus planifikon të lan-soj gjeneratën e re të telefonave Zenfone në muajin maj. Kjo mund të ju duket e çuditshme pasi që telefoni i kompanisë, Zenfone 3 Zoom, ka debutuar dy javë më parë në CES.

Megjithatë, drejtori i kompanisë, Jerry Shen, ka njoftuar më herët gjatë kësaj jave se Asus planifikon të dyfishoj shitjet në vitin 2017. Si duket, mënyra që ka zgjedhur kompania të bëjë këtë rritje është përmes shtimit të njësive të telefonave.

Sipas burimeve, qëllimi më i arritshëm për kompaninë është të shes 20 milionë pajisje dhe të zë një pozitë më të mirë në treg në krahasim me atë që ka pasur vitin e kaluar.

Ende nuk dihet ndonjë specifikë e detajuar mbi pajisjet Zenfone 4. Një raport spekulon se njëri prej telefonave të kësaj serie do të ketë ekran 5.2 inç dhe bateri prej 4,850 mAh.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme