Paradoks, Maqedonia por edhe Serbia falë edhe thëngjillit kosovar këto ditë ka rrymë me bollëk, ndërsa Kosova në terr!
Tentimin e ish-qeverive kosovare për të ndërtuar një termocentral të ri me partneritet amerikan (Contour Global) nuk e lejoi “mafia e tregtisë” së rrymës, qendra botërore e së cilës është në Londër, ndërsa ajo rajonale në Beograd.
“Mafia e Beogradit” përmes korruptimit të disa OJQ-ve e gazetarëve dhe naivitetit të disa politikanëve opozitarë të kohës arriti që në emër të, gjoja mbrojtjes së ambientit, të mos lejojë ndërtimin e termocentralit të ri që Kosovën do ta shndërronte në eksportuese të rrymës e jo në importuese dhe në terr.
Tani këto OJQ, gazetarë dhe politikanë – kryesisht të VV-së opozitare në atë kohë, që penguan ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” tani pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr.