Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos ka deklaruar sot se pala greke ka bërë lëshime dhe tani është koha që Maqedonia të bëjë hapat e nevojshme për arritjen e marrëveshjes.
I pyetur se çka pret nga negociatat e sotme mes ministrave Dimitov dhe Kocias dhe ndërmjetësuesit Nimic, ai është shprehur se është e qartë mënyra e qasjes së Greqisë në negociatat, duke përsëritur dy parakushtet greke për arritjen e marrëveshjes. Ai ka deklaruar se ato janë logjike dhe të drejta për marrëveshja të pranueshme për të dyja palët.
“Këto dy parakushte konkrete janë, së pari emër i përbërë dhe e dyta, emri të jetë erga omnes, gjë për të cilën është parakusht modifikimi i emrit kushtetues të fqiut. Vlerësojmë se në korniza të këtyre negociatave, pala greke ka bërë lëshimet e saja, ka arritur deri në gjysmën e urës dhe në këtë moment, koha është që edhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të bëjë hapat e nevojshme që të arrijmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar Canakopulos. /SHENJA