Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shumë aktive në rrjetin social Facebook, shkruan Express.
Ajo ndan fotografi nga pothuajse secila vizitë që realizon. Njëjtë ka ndodhur edhe me vizitën e fundit që ka bërë në punëtori në Prizren, ku punohet plisi qe 35 vite.
Madje, Jahjaga ka publikuar edhe disa fotografi me plis në kokë.
“Me plis në kokë e me sofër shtruat ashtu si e do rendi tek shqiptarët na priti në punëtorinë e saj në Prizren.Si një ndër gratë e pakta e thuajse e vetmja në Kosovë, ajo tashmë 35 vite punon plisin – kapelen identifikuese të shqiptarëve ndër shekuj”, ka shkruar Jahjaga.