Atiq kërkon njehësimin dhe pagesën e rrymës në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i është drejtuar KOSTT-it dhe ZRrE-së për kyqjen dhe pagesën e rrymës elektrike në institucionet e komunës.

Atiq përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që t’i njoftojnë në lidhje me borxhin që i duhet paguar institucioneve të Kosovës, për rrymën e papaguar.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq.

Të ngjashme