ATK në bashkëpunim me Policinë dhe Doganën kanë zhvilluar një aksion nëpër lokalet që zhvillojnë aktivitete të lojrave të fatit, me ç’rast kanë hasur në veprimtari që bien në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit.
“Nga të gjeturat në teren, konstatohet se subjektet kanë ushtruar veprimtarin e tyre si bastore sportive pa u pajisur me licencë nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe gara me qen, veprimtari e cila është e ndalur me Ligjin për Lojërat e Fatit”, bëhet e ditur nga komunikata drejtuar mediave.
Për parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba të parapara me ligjin në fuqi, si dhe është bërë mbyllja e lokaleve, deri në përmbushjen e kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Këtu mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Divizioni i Lojërave të Fatit duke vepruar në përputhje me planin operativ dhe në bashkëpunim me Policin e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, ka zhvilluar aksion për kontrollin e lokaleve që ushtronin veprimtari të lojërave të fatit, në komunën e Prishtinës.
Gjatë këtij aksioni inspektorët tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit.
Nga të gjeturat në teren, konstatohet se subjektet kanë ushtruar veprimtarin e tyre si bastore sportive pa u pajisur me licencë nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe gara me qen, veprimtari e cila është e ndalur me Ligjin për Lojërat e Fatit.
Për parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba të parapara me ligjin në fuqi, si dhe është bërë mbyllja e lokaleve, deri në përmbushjen e kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Administrata Tatimore, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit, si dhe ligjet tjera tatimore në fuqi, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.
Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.