ATK-ja inkasoi 721 milionë euro, Murtezaj thotë se më shumë se 3 milionë euro gjoba u shqiptuan

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 11:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar 721 milionë euro gjatë këtij viti, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 119 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i ATK-së, Ilir Murtrzaj, në konferencën e fundit për këtë vit, tha kontributet pensionale kanë shkuar në 236 milionë euro.

Ai tha se gjatë këtij viti kanë arritur ta ulin edhe stokun e borxhit, duke shtuar se vit është më shumë se 3 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar që ishte vetëm mbi 2 milionë euro.

“Të hyrat për këtë vit janë 721.6 milionë euro, në krahasim me planin e punës kemi një rritje për 5.1 milionë euro. Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rritje për 119 milionë euro, apo 19 për qind. Kontributet Pensionale dhe Tatimet së bashku kanë shkuar në 953 milionë euro”.

“Fuqizimi i kontrollit të brendshëm, rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve”, ishin disa nga arsyet që sipas Murtezajt ka ndikuar të ketë rritje të të hyrave.

“Gjatë këtij viti ka pasur dyfishim të pagesave të gjobës, ku këtë vit janë 9783 gjoba, ndërsa vitin e kaluar ishin vetëm 4482 gjoba. Shuma e këtyre gjobave për këtë vit është më shumë se 3 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar që ishte vetëm mbi 2 milionë euro”, tha tutje Murtrzaj.

Të ngjashme