Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur në një tryezë përfaqësuesit e bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së, raporton Ekonomia Online.
Hartimi i këtij plani është mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkorganizator i procesit të konsultimeve publike.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj tha se ATK-ja ka ofruar pagesat e tatimeve në mënyrë elektronike duke lehtësuar kështu punën e bizneseve.
“ATK-ja ka përgatitur një draft me qëllim të identifikimit të fushave për përmirësim të efikasitet të ATK-së i cili është në përkrahje të USAID. ATK-ja ka ofruar shumë në proceset e ofrimit të shërbimeve dhe për pagës të tatimeve përmes sistemit të sistemit elektronik, por këto nuk janë të mjaftueshme dhe synojmë të avancojmë tutje. Kjo mundësi e ATK-së për avancim të proceseve duhet të shfrytëzohet edhe nga ju për të bërë biznes dhe për të shlyer obligimin ndaj ATK-së”.
“ATK-ja ndër vite ka bërë anketa me qëllim të matjes së gjendjes reale në teren lidhur me integriteti ATK-së. Në anketën e fundit ende që nuk është publikuar ATK-ja ka arrit progres. Nga keqpërdorim i detyrës zyrtare 40% e qytetarëve kanë pas perceptim që ka keqpërdorim ndërsa me anketën e fundit janë 36%. Ne si Kosovë jemi me ulët se vendet e rajonit sepse në vendet e rajonit është 57%, tha Murtezaj , raporton EO
Ai tha se kanë adresuar të gjithë zyrtarët tatimor për deklarim të pasurisë së tyre, raporton EO.
“Ne si ATK me qëllim të parandalimit se konfliktit të interesit kemi bërë një mori veprimet gjatë viteve, por me theks të veçantë këtë vit dhe kemi adresuar te të gjithë zyrtarët tatimor për deklarim të pasurisë së tyre dhe të gjithë i kanë deklaruar dhe këto do të trajtohen. Një kërkesë është adresuar për deklarim për të gjithë zyrtarët tatimor për definim të angazhimeve të tyre ose në politik ose në ATK”.
“Kjo ka rezultuar se 32 zyrtarë janë shkëputur dhe njëri nga ta ka kontratën me ATK-në. Nga fillimi i viti të ardhshëm synojmë me tutje të zhvillojmë këtë proces dhe krijimi i një njësie qendrore për trajtimin e kërkesave. Pikën e parë që kam tentuar ta ndryshojë është pika e përgjegjësisë dhe llogaridhënia. Nga 362 milionë sa kemi pasur borxh tash janë diku 21 milionë më pak”, shtoi ai.
“Frika nga denoncuesit për hakmarrje dhe tatim paguesit duhet të bashkëpunojnë me ne. Ata tatim pagues që bashkëpunojnë për raportim të korrupsionit mund të kenë një lirim, por jo falje të tatimit”.
Drejtori i Zyrës për Zhvillimin Ekonomik në USAID, Joshua Mike, tha se deklarimi i zyrtarëve tatimor dhe pagesa në mënyrë elektronik është një sinjal i mirë.
“Secila ulëse në këtë dhomë është e zënë dhe për mua është një shenjë që ka një interes dhe për të përmirësuar transparencën përmes sektorit privat dhe ATK-së. Angazhimi me publikun dhe sektorin privat është për të krijuar besimin. Deklarimi elektronik i taksave është një përpjekje shumë e mirë dhe një sinjal i mirë që jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.
“Ekonomia në Kosovë vuan nga jo formaliteti dhe punësimi i pamjaftueshëm zvogëlon prodhimin vendor dhe rritjen e eksportit. Të gjithë duhet të merrni pjesë hapur për të përmirësuar operacionet dhe për të zvogëluar praktikat e vogla korruptive. Matja dhe përcaktimi i rezultateve mundëson që të identifikohen fushat”.
Arsim Syla, Menaxher i standardeve profesionale në ATK, tha se qëllim kanë rritjen e besimit të qytetarëve.
“Gjatë viteve të fundit kemi bërë përmirësim të ndjeshëm për qytetarët siç janë shërbimet elektronike dhe ndryshimet efektive për një menaxhim më efektiv. Qëllimi është përmirësimi i nevojave të tatim paguesve si dhe ruajtja e integritetit të ATK-së. Ne mendojmë të arrijmë besimin e qytetarëve dhe të kemi një perceptim në nivel vendi. Po ashtu edhe zvogëlimin e mundësive për praktika korrupsioni”.
Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), tha se nga një anketë që kanë realizuar del se bizneset kanë hezituar që të raportojnë korrupsionin.
Ai ka lavdëruar punën e ATK-së sa i përket krijimit të platformës dhe deklarimit të pagesave.
“Shqetësues është se ata që janë ballafaquar me korrupsion real një përqindje shumë e vogël kanë raportuar realisht dhe kanë marr guximin qoftë në institucioni apo polici, ekonomie etj”.
“Shumë biznese nuk kanë raportuar korrupsionin dhe përgjigja ka qenë se është frika e hakmarrjes. Ky dialog duhet të jetë i vazhdueshëm dhe bizneset të jenë më të hapura. Krijimi i platformës dhe deklarimi i pagesës janë hapa shumë të mirë që ka ndërmarrë ATK-ja”.
Sylejman Maqastena, nga kompania “HIB”, pati ankesa sa i përket ndryshimeve ligjore.
“Te inspektorët tatimor pasi që edhe u përmend edhe profesionalizmi te kriteret shpesh herë ndodhë që inspektorët tatimor nuk janë të mirë në financa dhe ajo shkakton vështirësi te ju dhe bizneset”.
“Ndryshimet ligjore na shkaktojnë vështirësi kryesisht ndryshimet e mëdha ligjore me filluar prej 1 janarit dhe jo prej mesit të vit”.
Drejtori Murtezaj duke iu përgjigjur Maqastenës tha se të gjithë kërkesat e bizneseve do tu përcillen institucioneve përgjegjëse.
“Ne jemi institucion ekzekutues të ligjit dhe nuk jemi ligjbërës por neve na takon ta bëjmë punën tonë dhe kemi për obligim me i përcjell kërkesat e juaja pastaj është çështje e politikës a i merr këto propozime”.
Selatin Kaçaniku, nga Shoqata “Konsumatori”, se tha se ndarja e përgjegjësive fillon kur qeveria dhe ATK e njohin qytetarin si taksapagues, raporton EO.
“Nëse ne nuk veprojmë si qytetar nuk mund të paguajmë taksa. Ndarja e përgjegjësive fillon kur Qeveria dhe ATK-ja ta njohin qytetarin si taksapagues. Pretendojmë se buxhetit të Kosovës i mungojnë 2/3 e potencialit social ekonomik për të pas buxhet të dinjitetshëm dhe ky buxhet është i taksapaguesve”.