ATK-ja merr mbështetje nga Ambasada Amerikane

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Lori Michaelson. Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoi Michaelson për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe për disa reforma që janë në proces të implementimit në administratën tatimore, të cilat mund të jenë fusha potenciale të përkrahjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nga ana tjetër, Michaelson, potencoi që janë të interesuar të kontribuojnë në aspektin e krijimit të institucioneve të vetqëndrueshme në Kosovë.

Të ngjashme