ATK-ja realizoi seminar për noterët e Kosovës

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 14:36 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar Seminar për anëtarët e Odës së Noterëve me temën: Sistemi Tatimor në Kosovë.

 

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që noterët, të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë, si: ofrimi i shërbimeve nga noterët, transferi i biznesit për qëllime të TVSH-së, trajtimi i të ardhurave nga qiratë, të drejtat pronësore, interesi, dividenta, fitimi kapital, transaksionet mbi 500 euro, pajisja me faturë tatimore apo kuponë fiskal, etj.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

· Ofrimi i shërbimeve nga noterët;

· Transferi i biznesit për qëllime të TVSH-së;

· Trajtimi i të ardhurave nga qiratë, të drejtat pronësore, interesi, dividenta, fitimi kapital, etj.;

· Transaksionet mbi 500 euro;

· Pajisja me faturë tatimore apo kuponë fiskal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme