Stafi rezulton pozitiv me Coronavirus, mbyllet Qendra e Thirrjeve në ATK

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se stafi i Qendrës së Thirrjeve ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe si pasojë e kësaj thirrjet e qytetarëve nuk do të gjejnë përgjigje për javë.

“Të nderuar tatimpagues, ATK ju njofton se disa nga stafi i Qendrës së Thirrjeve, pas testimeve të bëra kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID 19, dhe si rezultat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së , stafi i QTH janë në vetizolim për dy javë. Andaj, numri i kësaj qendre 038 222 165 aktualisht nuk mund t’i përgjigjet telefonatave tuaja.Faleminderit për mirëkuptim!” thuhet në postimin e ATK-së në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme