Atletico Madrid ka përfunduar stadiumin e saj të quajtur “Wanda Metropolitano”.
Skuadra nga Madridi këtë vit do të largohet nga stadiumi “Vicente Calderon”, ku zhvilloi ndeshjet më shumë se 50 vjet.
Impianti i ri i quajtur “Wanda Metropolitano”, është sponsorizuar nga kompania kineze “Dalian Wanda Group”.
Atletico luajti në Estadio Metropolitano nga viti 1923 në 1966, para se të lëvizin për në stadiumin, i cili u emërua pas vdekjes së ish-presidentit Vicente Calderon.