Atletico Madridi i bashkohet garës për sulmuesin Milik

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi është klubi më i fundit që ka hyrë në garë për qendërsulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

26-vjeçari pritet të lëvizë këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në qershor të 2021 dhe bisedimet për një rinovim kanë dështuar.

Interi dhe Milani kishin treguar tashmë interes, ndërsa më vonë u pasuan edhe nga Schalke 04 me një propozim me vlerë 25 milionë eurosh për Milik.

Sidoqoftë, tani Diario AS pretendon se Atletico Madridi është gjithashtu i gatshëm të tentojë transferimin e reprezentuesit polak.

Napoli pagoi 32 milionë euro për të nënshkruar me Milik nga Ajaxi në vitin 2016, por karriera e tij u ngadalësua nga dy dëmtime të rënda në gju.

Ai shënoi 12 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë sezon. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme