Atletico Madridi është duke e kërkuar dyshen e Manchester Unitedit, Ander Herreran dhe Anthony Martialin, sipas El Gol Digital.
Herrera konsiderohet prioritet për klubin nga La Liga, i cili po ashtu nuk dëshiron ta humbasë as mundësinë për ta transferuar Martialin, transmeton Gazeta Express.
Blerja e Herreras do të ishte më e vështirë, por e njëjta nuk vlen edhe për Martialin, të cilin Jose Mourinho është pajtuar ta shesë.
Dyshja mund të kushtojë rreth 80 milionë euro.