Atletico e mund Barcelonën, përballet me Realin në finalen e Superkupës së Spanjës

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi ka arritur ta rikthejë rezultatin ndaj Barcelonës 3-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke iu bashkuar Real Madridit në finale.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të katalunasve, të cilët patën posedimin dhe rastet, ndërsa Atletico tentonte me kundërsulmeve.

Megjithatë, edhe pas 45 minutave lojë skuadrat nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe këtë e tregojnë golat e shpejtë dhe të shumtë.

Atletico ishte e para që gjeti golin në minutën e 46-të nga Koke, i cili shënoi pas 18 sekondave në fushën e lojës.

Barcelona arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Lionel Messit (51’) që shënoi një gol të bukur, ndërsa Antoine Griezmann (62’) kaloi Barcelonën në epërsi 2-1.

Klubi katalunas gjeti golin edhe në minutën e 74-të me Gerard Pique, por ky gol u anulua nga VAR-i dhe nga ky moment erdhi rikthimi i Los Cholchoneros.

Skuadra e Diego Simeones arriti të barazojë rezultatin me anë të Alvaro Moratas (82’) nga penalltia për 2-2, ndërsa Angel Correa (86’) shënoi për 2-3 pas një kundërsulmi.

View image on Twitter

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona tentoi disa herë të barazojë rezultatin, por pa pasur sukses.

Në finale, Atletico do të përballet me Real Madridin, i cili mposhti 3-1 Valencian në gjysmëfinalen tjetër të Superkupës së Spanjës.

Të ngjashme