Atletico Madrid i ka ofruar pagë prej 25 milionë euro Antoine Griezman – që është 10 milionë euro më shumë se ajo që ja ka ofruar Barcelona. Kjo tregon se sa shumë dëshiron kjo skuadër ta mbaj në gjirin e vet yllin e tyre.
Atletico Madrid i ka ofruar Griezmannit një pagë për 10 milionë euro më të madhe se sa Barcelona, në përpjekjen e tyre për ta mbajtur atë në klub.
Francezi 27 vjeçar është në grumbullim me shokët e Kombëtares se Francës me të ardhmen e tij – publisht së paku – të pavendosur.
Barcelona janë të sigurt që do ta marrin sulmuesin dhe janë duke punuar shumë në këtë aspekt. Por, derisa ka një heshtje nga Griezmann ata kanë filluar të bëhen nervoz sepse e njëjta situatë ishte edhe verën e kaluar, kur ata besuan se do të arrin ta marrin Marco Varrattin nga PSG por ai qëndroi në Francë.
Barcelona mësohet se i ka ofruar Griezmannit rreth 15 milionë euro rrogë në sezon, por Atletico Madrid ka bërë një përpjekje të madhe për ta ruajtur lojtarin më të rëndësishëm të tyre, duke i ofruar një pagë të lartë, më të lartën në histori të këtij klubi.
Mediat kanë shkruar sot se një marrëveshje më rreth 25 milionë euro pagë në tavolinë i është ofruar francezit. Kjo paraqet një rritje prej 10 milionë euro se sa ajo që ja ka ofruar Barcelona në Camp Nou që përfshin edhe bonuset në rast të fitimit të trofeve por që prapë nuk e arrin shifrën që ja ka propozuar Madrid atij.
Barcelona nuk mund të blejë lojtarë para 1 korrikut pasi që tani nuk guxon të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro nga 200 milionë që i ka në dispozicion por ata shpresojnë që Griezmann do ti përkushtohet atyre dhe se ai duhet të negocojë edhe me Atleticon për largimin e tij.
Ata nuk kanë nevojë të negocojnë – thjesht duhet të depozitojnë 100 milionë euro në llogari të Atleticos sa është klauzola e lojtarit, kurse pjesën tjetër mund ta paguajnë më vonë me rata.
Mediat spanjolle kanë shkruar sot se gjatë vikendit Griezmann do të vendos a do të rri por ndryshimi i mendjes se tij ka ndodhur pasi tifozët e fishkëllyen atë në ndeshjen e fundit – pra ai do të kërkojë largimin në Barcelonë pas sjelljes se fundit të tifozëve të Rojiblancos ndaj tij.