Trajnerët e mirë ndërtojnë skuadra fituese. Trajnerët e mëdhenj ndërtojnë skuadra fituese, i shpartallojnë ato dhe i rindërtojnë sërish, duke e përsëritur këtë ritëm vazhdimisht.
Ky stinor mund të dëshmojë nëse Simeone është trajner i mirë apo është trajner madhështor, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse fitorja e thellë 7:3 të premten në miqësore ndaj Real Madridit është indikator, atëherë e ardhmja duket e ndritshme vërtet.
Ka pasur ndryshime të mëdha tek Atletico Madridi edhe më herët: Sergio Aguero ishte zëvendësuar me Radamel Falcaon, Thibaut Courtoisi me Jan Oblakun, mirëpo kurrë nuk ka ndodhur që një gjenerate të lojtarëve t’u vinte fundi në skuadër aq afër njëri-tjetrit, siç ka ndodhur në dy vjetët e fundit.
Antoine Griezmann është larguar nga vija e sulmit, tri të katërtat e katërshes së mbrojtjes janë larguar dhe mesfushori që stinorin e kaluar e zëvendësoi legjendën e klubit Gabin, Rodri, po ashtu është larguar.