Pas transferimit të mbrojtësit brazilian Felipe, Atletico Madridi ka siguruar edhe shërbimet e spanjollit Mario Hermoso.
“Cadena Cope” ka njoftuar të mërkurën se Atletico tashmë ka arritur marrvëeshje me Espanyolin për Hermoson, i cili në edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira. Për kartonin e tij, Atletico do të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim.
Hermoso 23-vjeçar, pritet të firmos kontratë afatgjate me Atleticon dhe do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Hermoso në edicionin e fundit në La Liga, ka regjistruar 35 paraqitje dhe ka shënuar tri gola.
Ai te Espanyoli është transferuar në vitin 2017 nga Real Madridi B për 400 mijë euro. Hermoso gjithashtu ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës. Për të, në garë ishin edhe Arsenali, Tottenhami e Bayerni.