Prodhuesi gjigand i automobilave “AUDI” ka nisur një progam kursimi, që parashihet ta aplikojë deri në vitin 2022.
Si pasojë e kësaj parashihet kursimi i më shumë se dhjetë miliardë eurove.
Me këtë rast shefi ekzekutiv i “AUDI-së”, Bram Schott, theksoi:
“ Ne duhet ti largojmë ca kile të tepruar. Duhet të fillojmë të ndërtojmë ca muskuj”.
Schott, paraqiti edhe planet e kompanisë që ai udhëheq, për fillimin e ndërtimit të makinave elektrike.
Sipas marrëveshjeve me punëtorët, deri në vitin 2025 janë të mbrojtur nga largimi.
Gjatë vitit 2018 AUDI nuk shiti më shumë se 1,8 milionë vetura, duke mbetur kështu mjaft larg Mercedesit dhe BMW, duke humbur 24 përqind të fitimit, apo mbi tre miliardë e gjysmë, shkruan der Spiegel.