Auditori gjen shumë mangësi në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:21 | Nga

Rreth 5 për qind janë rritur humbjet e ujit në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës si pasojë e defekteve teknike, lidhjeve ilegale, pasaktësive të leximit të ujëmatësve dhe faturimit pa ujëmatës.

Nga, 53 për qind sa ishin këto humbje në vitin 2016, janë rritur në 57 për qind gjatë vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Auditorit, kontrollet aktuale të KRU Prishtina kanë nevojë për përmirësim pothuajse në të gjitha fushat e menaxhimit financiar dhe kontrollit.

“Kompania kishte nënshkruar 14 kontrata jashtë planit të prokurimit, si dhe kishte vonesa të mëdha në zbatimin e projekteve dhe menaxhim të dobët të kontratave”, ka identifikuar Auditori. Më tej, në këtë Raport është thënë se KUR “Prishtina” ka problem edhe me përdorimin e mjeteve matëse (të derivateve të naftës), të pakalibruara qysh nga viti 2008.

ZAP-i ka identifikuar edhe problemin e kontratave joligjore në Ujësjellës.

Ujësjellësi “Prishtina”, sipas Raportit, sërish ka pasur probleme me kontratat e punës, te punësimi i punëtorëve të rinj.

Në këtë raport janë bërë gjetje edhe për vonesa në realizimin e projekteve të financuara përmes kredisë nga Banka gjermane sipas marrëveshjes për projektin “Ujësjellësi Komunal dhe Largimi i Kanalizimit në Prishtinë Faza II” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme