Augsburgu ka triumfuar të dielën në udhëtim ndaj Schalkes me rezultatin 3:0, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.
Eduard Loewen (6’), Noah-Joel Sarenren-Bazee (76’) dhe Sergio Cordova (90’) realizuan golat për Augsburgun.
Augsburgu pas 27 ndeshjeve zë vendin e 12-të me 30 pikë, ndërsa Schalke mban vendin e tetë me 37 pikë.