Aurela Hoxha vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.
Ajo prej kohësh është zhvendosur në Spanjë aty ku krijoi dhe lançoi linjën e saj të të brendshmeve që u pëlqye mjaft shumë nga ndjekësit e saj.
E njëjta ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush luan” ku nën shoqërinë e artistëve dhe të ftuarve të tjerë përcollën një atmosferë mjaft të këndshme për ditën e parë të vitit.
Aurela Hoxha (Foto: YouTube)
Gjatë sfidës “Ndaje ose pije” modelja Hoxha ju përgjigj pyetjes nëse jashtë Shqipërisë e mban dashuria dhe cili është fatlumi.
“Ka fatlum, por për të mos thënë se cili është ai, po pi një gotë”, tha Aurela e cila zgjodhi të pinte vetëm një gotë shampanjë dhe jo dy meqenëse nuk dha përgjigjen se kush ia rrëmbeu zemrën.