Efekti i “aureolës” shkakton pëlqim pa kushte të njerëzve ndaj një individi.
Një person u duket i mirë për një vlerë që posedon (fjala vjen i pakorruptuar) ndërsa prej atij admirimi nuk i shihen dobësitë që mund të ketë.
Ky efekt mundëson lidhjet histerike të turmave pas liderëve.
Momentalisht ndër ne, Albin Kurti përjetohet me efektin e aureolës. (Ibrahim Rugova përjetohej me këtë efekt, edhepse ai nuk bëri përpjekje që të përjetohej i atillë.)
Pra, kur personat janë nën këtë efekt, krejt çka lideri deklaron/bën, atyre u duket e bukur, gjeniale.
Në fakt, secili lider mund të ketë disa vlera, por mund të ketë edhe disa dobësi, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shoqërinë a shtetin. Fjala vjen, prirja për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë.
Turmat që nuk ua vërejnë dobësitë liderëve, u shkojnë mbrapa verbërisht.