Edhe pse të ngjajshëm ata nuk janë krejtësisht të njejtë.
Flamujt e Australisë dhe Zelandës së Re kanë bërë që kryeministri në detyrë i kësaj të fundit, Winston Peters, të akuzojë Australinë, duke thënë se është koha që ky shtet ta ndryshojë flamurin për faktin se Zelanda e Re e ka pasur këtë dizajn shumë kohë më parë dhe i është kopjuar nga Australia.
Dyshohet se një akuzë e tillë publike erdhi si pasojë e tensionimit të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve, pasi Australia i ekstradoi disa kriminelë nga Zelanda e Re drejt vendit të tyre.
Ndonëse kjo nuk është hera e pare që kjo çështje diskutohet publikisht, këto dy vende vazhdojnë të përfaqësohen nga këta flamuj prej vitesh.
Një “problem” të tillë e kanë edhe disa shtete të tjera në mes vete si Indonezia me Monakon apo Luksemburgu me Holandën.