Australia lehtëson kufizimet e udhëtimit për dy kategori të shtetasve të huaj

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Australia thotë se do të fillojë lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit për të huajt, duke i dhënë përparësi grupeve të caktuara.

Migrantët e kualifikuar dhe studentët e huaj, si dhe shtetasit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, do të jenë ndër ata që do të lejohen të hyjnë nga 1 dhjetori në Australi, shkruan BBC.

Kusht i i vetëm është që të jenë të vaksinuar plotëisht. Australia ka zbatuar disa nga kontrollet më të forta kufitare në botë që nga marsi i vitit të kaluar.

Kryeministri Scott Morrison e quajti vendimin e së hënës një “hap të rëndësishëm përpara”.

Vendi ka filluar një rihapje të ndarë me faza, pasi arriti objektivin e vaksinimit. Më shumë se 85% e australianëve mbi 16 vjeç janë tashmë plotësisht të vaksinuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme