Pas më shumë se një vit izolim pandemik, Australia dhe Zelanda e Re kanë lejuar udhëtimin “e lirë” mes dy vendeve pa pasur nevojë për karantinim. Kjo sipas BBC-së nënkupton që banorët që do shkojnë në njërin prej këtyre shteteve, nuk do kenë nevojë të futen karantinë.
Mijëra pasagjerë thuhet se kanë rezervuar biletat për të udhëtuar mes të dyja shteteve të hënën. Zelanda e Re dhe Australia kanë respektuar masat anti-COVID dhe kanë arritur t’i mbajnë të ulëta shifrat pozitive të koronavirusit.
“S’e kisha paramenduar se do isha kaq e emocionuar sot”, ka thënë një pasagjere në aeroportin e Sidneit. Të dyja vendet kishin mbyllur kufijtë në muajin mars vitin e kaluar, duke vendosur karantinë të detyrueshme për shtetasit e vet.