Australia ia ka anuluar përsëri vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, dhe synon që ta dëbojë atë nga vendi. Ankesa ligjore mbetet shpresa e vetme për të për të mos e humbur pjesëmarrjen në garë.
Ministri i Migrimit, Alex Hawke, i ka shfrytëzuar kompetencat e tij personale për t’ia anuluar vizën tenistit të njohur. Avokati i Gjokoviqit raportohet se po përgatitet për të paraqitur ankesë të menjëhershme për bllokimin e vendimit.
Turneu “Australian Open” fillon të hënën. Nëse tenisti nuk paraqet ankesë në gjykata ose nëse ankesa i refuzohet, ai do të dëbohet menjëherë nga Australia.