Martesa në mes të gjinisë së njëjtë do të jetë legale në Australi, pasi parlamenti i këtij vendi miratoi projektligjin historik që mundëson një gjë të tillë.
Miratimi i këtij ligji ishte i pritshëm pasi senati votoi pro me shumicë votash javën e kaluar.
Shumë mbështetës të martesës në mes të personave të të njëjtës gjini kanë udhëtuar për në Canberra për të qenë dëshmitar të legalizimit.
Qeveria e kryeministrit Malcom Trunbull kaloi ligjin për në parlament pasi mori shumicë votash në një referendum kombëtar.