Australia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të Coronavirusit

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Australia e ka shënuar ditën më vdekjeprurëse të pandemisë deri më tani pasi 17 viktima u regjistruan për 24 orë mes së shtunës dhe të dielës.

Dhjetë nga 17 rastet fatale ishin të lidhura me qendrat për kujdesin ndaj të moshuarve, bëri të ditur kryeministri rajonal, Daniel Andrews.

Përpos vdekjeve, në Viktoria gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 394 raste të reja të infektimeve, shkruan The Guardian.

Rekordi i mëparshëm i numrit të viktimave u shënua të mërkurën, kur u regjistruan 15 viktima për 24 orë, përfshirë një burrë në të tridhjetat.

Një tjetër burrë në të tridhjetat vdiq nga koronavirusi në këtë rajon të shtunën.

Australia fillimisht ka arritur ta mbajë nën kontroll përhapjen e koronavirusit, por numri i rasteve është shtuar ditëve të fundit.

Të ngjashme