Austria ashpërson masat, kufizon tubimet

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Austria ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Qeveria austriake ka vendosur të kufizojë tubimet, duke lejuar maksimalisht qëndrimin e gjashtë personave së bashku në ambient të mbyllur dhe 12 në ambient të hapur, raporton agjencia Reuters.

Kancelari gjerman Sebastian Kurz ka njoftuar sot se Austria po e ka të vështirë të ndalojë rritjen e infeksionit.

Ngjarjet profesionale do të kenë të lejuar tubimin e më tepër personave por duhet respektuar distanca sociale, ka thënë Kurz në konferencë për media. Austria të shtunën regjistroi rekord prej 1747 raste të reja me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme