Austria do të dërgojë 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kancelari austriak Sebasatin Kurz ka njoftuar se Austria do të dërgojë edhe 1 milion vaksina kundër COVID-19 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të luftimin të përbashkët të pandemisë.

Kurtz këtë e tha pas samitit me liderët e gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme