Austria ktheu 32 mijë kosovarë

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 10:04 | Nga

Ministria e Brendshme e Austrisë kishte filluar një fushatë që kosovarët të mos e lëshojnë vendin e tyre. Kjo fushatë që kushtoi shtatë mijë, duket se kishte efekt, pasi 32 mijë njerëz janë kthyer në vendlindje.

Për dallim nga vendet tjera, Austria kishte një politikë tjetër me refugjatët nga Kosova. Ata kishin nisur një fushatë në media në mënyrë që t’iu bëjnë thirrje kosovarëve të mos largohen, pasi nuk do të fitojnë azil.

Madje, e gjitha kjo kishte kushtuar vetëm shtatë mijë euro nga Ministria e Brendshme e Austrisë. 30 mijë kosovarë kishin marrë rrugën drejt Evropës, për të kërkuar azil ku të munden, shkruan krone.at.

Në vitin 2015 kishte filluar këtë fushatë. “Tung gënjeshtër! Për arsye ekonomike, nuk ka azil në Austri”. Ky mesazh u sponsorizua bë dy gazetat më të mëdha në Kosovë, dhe duket se kishte efekt. Në vitin 2014 dhe 2015 situata kishte dalë nga kontrolli dhe 501 njerëz ishte larguar për një javë. Në përgjithësi ka pasur zëra se në kufijtë e BE-së marshuan rreth 30 mijë kosovarë, përcjell albinfo.ch.

Gjendja ishte aq kaotike sa kryefamiljarët u larguan vullnetarisht nga puna, derisa tërhoqën fëmijët nga shkolla. “Kthehuni para se situata të përshkatëzohet plotësisht”, ishte mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa.

Fushata kishte ndikim dhe zyrtarisht në Kosovë janë kthyer 32 mijë njerëz. As Austria nuk lejoi refugjatët dhe 1965 prej tyre janë kthyer vullnetarisht, derisa 594 janë dëbuar. 2736 kërkesa ka pasur nga azilkërkuesit nga Ballkani në Austri, por e kotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme