Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se gjatë ditës është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ekonomik rural”, së bashku me Agjensionin Austrak për Zhvillim dhe Cartias-in zviceran.
Ahmeti, shkruan se ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe do të implementohet për 30 muaj.
“Falënderojmë Qeverinë e Austrisë dhe Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADA) për mbështetjen e vazhdueshme për fermerët dhe bujqit e Prishtinës”, ka shkruar ai.